GYNO Center

GYNO Center

Share

Gjinekologe · Obstetre · Specialiste e infertilitetit
Ju ndihmojmë të bëheni nënë me kujdes në çdo fazë
📞 +383 43 84 84 18
📍Medical Park Kosova

21/10/2026

Tetori është muaji rozë i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Vetëkontrolli, ekzaminimi te mjeku, eho e gjirit dhe mamografia e zbulojnë sëmundjen herët.
Kur zbulohet herët, kanceri i gjirit është i trajtueshëm dhe me sukses të lartë.

Për kontroll te Dr. Jehona Binishi Hysa:
Na dërgoni mesazh në WhatsApp / Viber:
+383 45 50 50 60
+383 43 84 84 18

Medical Park, Veternik, Prishtinë
Vitalab, Prishtinë

Photos from GYNO Center's post 20/10/2026

Kontrollet që ju duhen sipas moshës. Një listë e thjeshtë për çdo dekadë të jetës:

- 20–29: vizitë vjetore te gjinekologu, PAP test, vaksina HPV, vetëkontrolli i gjirit çdo muaj.
- 30–39: PAP dhe test HPV, eko e gjirit, kontroll i fertilitetit nëse planifikoni fëmijë.
- 40–49: mamografi sipas vlerësimit të mjekes, tiroidja, shenjat e perimenopauzës.
- 50+: mamografi e rregullt, kontroll pas menopauzës, densiteti i kockave.

Ritmi i saktë caktohet nga mjekja. Ruajeni këtë postim për vete dhe për nënën.

Pako Rozë: 11 kontrolle, 60€, deri më 31 tetor.
Shkruani ROZË:
+383 43 84 84 18
+383 45 50 50 60

16/10/2026

Dr. Jehona Binishi Hysa është e ftuar në emisionin “E Diela Vlen” në ATV këtë të diel, në orën 15:00.

Ndiqeni bisedën dhe shkruani pyetjen tuaj në koment. Cilën pyetje do t’i bënit Dr. Jehonës?

Për kontroll te Dr. Jehona Binishi Hysa:
Na dërgoni mesazh në WhatsApp / Viber:
+383 45 50 50 60
+383 43 84 84 18

Medical Park, Veternik, Prishtinë
Vitalab, Prishtinë

16/10/2026

Burrat nuk marrin kancer gjiri? Ky është një mit.

Rreth 1 në 100 raste të kancerit të gjirit ndodh te burrat. Shenjat janë si te gratë: gungë pa dhimbje nën thithkë, thithka e tërhequr, rrjedhje nga thithka, ndryshime në lëkurë.

Nëse vëreni diçka, mos e shtyni. Dërgojani këtë postim babait, vëllait ose partnerit.

Për kontroll te Dr. Jehona Binishi Hysa:
Na dërgoni mesazh në WhatsApp / Viber:
+383 45 50 50 60
+383 43 84 84 18

Medical Park, Veternik, Prishtinë
Vitalab, Prishtinë

15/10/2026

S'kam njeri në familje, s'kam pse kontrollohem. E keni thënë apo e keni dëgjuar?

Shumica e grave që diagnostikohen me kancer gjiri nuk kanë histori familjare. Prandaj kontrolli vjetor është për të gjitha.

Gjatë tetorit, Kontrolli i Gjirit është me ofertë të veçantë. Shkruani GJIRI në WhatsApp +383 43 84 84 18.

Cilin mit tjetër keni dëgjuar? Shkruajeni në koment.

Photos from GYNO Center's post 14/10/2026

Gjeni ndonjëherë 5 minuta për gjirin tuaj? Kaq zgjat vetëkontrolli, dhe mund ta bëni në shtëpi një herë në muaj.

Koha më e mirë janë 3–5 ditë pas përfundimit të ciklit, kur gjiri është më pak i ndjeshëm. Nëse nuk keni cikël (menopauzë, shtatzëni, gjidhënie), zgjidhni një datë fikse çdo muaj.

Kontrollohuni te gjinekologu nëse vëreni:
→ gungë ose fortësim që nuk largohet
→ gropëza ose lëkurë si lëvozhgë portokalli
→ thithkë të futur brenda ose rrjedhje pa e shtrydhur
→ ndryshim në formën ose madhësinë e gjirit

Shumica e ndryshimeve në gji nuk janë kancer, por asnjëri prej tyre nuk duhet injoruar.

E bëni rregullisht vetëkontrollin? Ruajeni këtë postim për muajin e ardhshëm dhe dërgojani një shoqeje që duhet ta dijë. 💗

Pakoja Rozë, 60€ në vend të 150€, vetëm në tetor.
Shkruani “GJIRI” në WhatsApp, Viber ose DM.

Për kontroll te Dr. Jehona Binishi Hysa:
WhatsApp / Viber: +383 45 50 50 60
Medical Park, Veternik, Prishtinë

10/10/2026

Ovulimi i rregullt është vetëm një pjesë e procesit të arritjes së shtatzënisë. Kur ovulimi ndodh, por shtatzënia nuk arrihet, mund të nevojitet vlerësimi i faktorëve të tjerë që ndikojnë në fertilitet.

Mund të vlerësohen kalueshmëria e tubave të mitrës, rezerva ovariane, gjendja e mitrës dhe endometrit, prania e endometriozës, si dhe parametrat e spermës te partneri.

Vlerësimi i infertilitetit duhet të bëhet në mënyrë të plotë dhe të individualizuar, për të identifikuar shkakun dhe për të përcaktuar hapat e mëtejshëm.

Dr. Jehona Binishi Hysa, gjinekologe, obstetër dhe specialiste e infertilitetit, ofron vlerësim të specializuar për çiftet që po përballen me vështirësi për të arritur shtatzëni.

Caktoni konsultën tuaj:
+383 45 50 50 60
GYNO Center – Medical Park Kosova, Veternik, Prishtinë

08/10/2026

Vezorja e zmadhuar mund të lidhet me ndryshime të ndryshme gjinekologjike dhe jo gjithmonë nënkupton një problem serioz.

Në disa raste, zmadhimi mund të jetë i përkohshëm dhe të lidhet me ovulimin apo praninë e një cisti funksional. Në raste të tjera, mund të shoqërohet me ciste ovariane, sindromën e vezoreve policistike, endometriozë ose ndryshime të tjera që kërkojnë vlerësim më të detajuar.

Ekografia gjinekologjike ndihmon në vlerësimin e madhësisë, strukturës dhe karakteristikave të vezores, ndërsa trajtimi ose ndjekja përcaktohet sipas shkakut dhe simptomave të pacientes.

Dr. Jehona Binishi Hysa, gjinekologe, obstetër dhe specialiste e infertilitetit, ofron vlerësim të specializuar për problemet e vezoreve dhe shëndetin riprodhues.

Caktoni konsultën tuaj:
+383 45 50 50 60
GYNO Center – Medical Park Kosova, Veternik, Prishtinë

06/10/2026

Anomalitë e lindura të mitrës janë ndryshime në formën ose strukturën e mitrës që krijohen gjatë zhvillimit embrional. Në shumë raste, ato mund të mos japin simptoma dhe të zbulohen rastësisht gjatë një kontrolli gjinekologjik, ekografisë ose gjatë vlerësimit për infertilitet.

Në varësi të llojit të anomalive, ato mund të ndikojnë në fertilitet, në ecurinë e shtatzënisë apo të lidhen me rrezik më të lartë për aborte të përsëritura dhe lindje të parakohshme. Megjithatë, jo çdo anomali kërkon trajtim dhe rëndësia e saj vlerësohet individualisht.

Disa nga format më të njohura përfshijnë mitrën didelfike, unikornis, bikornis dhe mitrën me septum.

Dr. Jehona Binishi Hysa, gjinekologe, obstetër dhe specialiste e infertilitetit, ofron vlerësim të specializuar për diagnostikimin dhe menaxhimin e anomalive të lindura të mitrës.

Caktoni konsultën tuaj:
+383 45 50 50 60
GYNO Center – Medical Park Kosova, Veternik, Prishtinë

Want your business to be the top-listed Beauty Salon in Pristina?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Telephone

Website

Address

Spitali Medical Park
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when GYNO Center posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Subscribe

We will notify you when anything happens in Pristina.