Evoty Mama

Evoty Mama

Share

Evoty ♧ |Mom ♡ |Team ♤
we help you shine the light on your journey
• këshilla | edukim | shtatëzani | psikologji •
《evoty = e mrekullueshme》

Photos from Evoty Mama's post 06/04/2023

Marrja e foshnjës në krahë, ushqyerja e tij në kohë, pastrimi dhe sigurimi i një ambienti larg zhurmave të tepërta e me temperaturë të duhur, bartin rëndësi të madhe për zhvillimin e foshnjës suaj. Merreni foshnjën në krahë; kjo NUK E BËN TË PËRKËDHELUR!

Përkundrazi, nëse e ndihmoni në zhvillimin emocional, do të keni ndërtuar me dashuri në shkallë më tej në "atashimin mirëbesues" që do t'ia zhvillojë foshnjës ndnjenjë e besimit e cila ndikon në formimin e personalitetit.

Photos from Evoty Mama's post 31/03/2023

Në këtë muaj foshnja nis të mësojë lëvizjet e trupit.
Kohëzgjatja e vëmendjes tek foshnja êshtë e shkurtër pasi fushën e shikimit e ka të turbullt. Nuk është i vetëdijshëm për një objekt që i zhduket nga sytë. Në këtë periudhë ka tri aftësi bazë: thithjen, ndjekjen e shkurtër me sy dhe mbylljen e duarve. Pjesën më të madhe të kohës foshnja e kalon i shtrirë në shpinë, duke fjetur. Mund të qetësohet duke i folur. Është në përshtatje e sipër me botën.

follow për më shumë informacione

21/01/2023

Beba ime...
Qofsh në çdo ditë të jetës tënde e vendosur dhe e guximshme si dallgët e detit që nuk dorëzohen kurrë, e lumtur duke mësuar të lësh pas me lehtësinë e erës çdo zhgënjim e lëndim, me të cilat mund të përballesh në të ardhmen.
Mama do të j*p dorën e do të shoqëroj në çdo hap e do të përqafoj fort në çdo moment kur do mendosh se po humbet ekuilibrin!
20/01/23

18/11/2022

Çdo vendim që merret lidhur me fëmijën duhet të jetë rezultat i dakortësisë mes të dy prindërve dhe kjo duhet t’i theksohet fëmijës.

Shumë herë imazhi i babait rritet për shkak të mungesës së tij. Edhe nëse babai nuk është në shtëpi atë moment të caktuar, prezenca e tij duhet të imponohet edhe përmes telefonit. Psh mamaja i thotë fëmijës: “Do të të përgjigjem për pak pasi të konsultohem me babin tënd”.

Fëmija duhet të ndiejë që i ati i tij është i interesuar dhe ka një rol aktiv në edukimin e tij. Nuk përdorim mungesën e babait për ta kërcënuar!

Për shembull, shumë mama u thonë fëmijëve të tyre “kur babi të vijë në shtëpi, unë do t’i tregoj për këtë që bëre dhe pastaj do të të vijë keq…”. Në këtë mënyrë, e bëjnë ardhjen e babait në shtëpi të pakëndshme.

Është mirë të mos fajësojmë njëri-tjetrin duke thënë “pyet babin” ose “pyet mamin”. Është e këshillueshme për t’i treguar fëmijës që keni komunikim të mirë dhe që ju vendosni së bashku. Është e qartë se për disa gjëra të thjeshta të përditshme, nuk ju duhet të thërrisni çdo herë “këshillin e familjes”.

Çdo prind mund të marrë inisiativa në marrjen e vendimeve pa kundërshtuar rregullat e vendosura nga prindi tjetër.
--------------------------------------------------------------------

16/11/2022

Gjate shtatezenise, ndodhin ndryshme te medha ne organizmin e gruas qe perfshijne ndryshimet hormonale, metabolike me gjithe efektete e tyre ne organet dhe sistemet e organizmit. Fillimisht ka nje mbajtje te sasise se ujit ne organizem, por nga ana tjeter ka rritje te kerkesave per hekur, qe eshte perberesi i hemoglobines, proteines se rruazave te kuqe te gjakut, qe mbartin oksigjenin.
Kjo rritje e kerkeses eshte per nenen, per bebin qe po zhvillohet si dhe placenten, sidomos ne tremurjorin e dyte dhe te trete. Nese hekuri ne organizem nuk eshte i mjaftuesheshem per te perballuar keto kerkesa do te zhvillohet anemia. Kjo eshte me shprehur nese shtatezania shoqerohet me te vjella, nese barra eshte binjake, nese gruaja ka patur cikle me fluks te shtuar me pare.

Faktoret favorizues:
Dieta e varfer ne hekur, vitamina, folate.
Crergullime apo semundje te aparatit tretes, nderhyrje kirurgjikale ,
- cikle menstruale me fluks te shtuar qe zgjasin per nje kohe te gjate,
- semundje kronike si tumore te melcis, veshkave.
- forma te trasehguara te anemise, semundje autoimun

Shenjat: lodhje, lekure e zbehte, zbehje te mukozave, dobesim te thonjeve, veshtiresi ne gelltitje, ndyshime ne humor dhe perqendrim, cregullime te rrahjeve te zemres, shpeshtime te tyre, shkuritm te frymemarrjes, keputje, duar dhe kemb te ftohta. dhimbje koke (megjithese keto jane dhe shenja shoqeruese te shtazenise). Studime te koheve te fundit kane treguar nje lidhje midis formave te renda te anemise nga mungesa e hekurit dhe nje deshire te madhe per ngrenien e akullit, letres apo argjiles.

Çduhet bere per ta parandaluar?
Se pari nje diet e shendetshme e pasur me ushqime qe permbajne hekur: mishi i kuq eshte burimi me i mire i hekurit, por nuk perjashtohen mishrat e tjere, peshku apo burimet joshtazore sikur: bathet, thjereza, rrushi i thate, kumbulla, fig, patate me gjithe lekuren, kajsi, brokoli, perimet e gjelbra, drithrat arrat, farat e ndryshme.

Photos from Evoty Mama's post 29/10/2022

The third trimester of pregnancy can be tiring and uncomfortable. Here's help relieving symptoms — and anxiety — as your due date approaches.

The third trimester of pregnancy can be physically and emotionally challenging. Your baby's size and position might make it hard for you to get comfortable. You might be tired of pregnancy and eager to move on to the next stage. If you've been gearing up for your due date, you might be disappointed if it comes and goes uneventfully.

Try to remain positive as you look forward to the end of your pregnancy. Soon you'll hold your baby in your arms! Here's what to expect in the meantime.

28/10/2022

growing you until you are ready to bloom inside and out 👣

04/09/2022

Shtatzënia është një kohë shumë e bukur dhe emocionuese për nënat që do të bëhen së shpejti dhe sigurisht edhe për baballarët e ardhshëm. Në të njëjtën kohë, çdo javë e shtatzënisë ju sjellin befasi të reja për të cilat ju duhet të bëheni gati. Kalendari i shtatzënisë I HiPP-it, ju jep një përmbledhje të ndodhive dhe ngjarjeve më të rëndësishme gjatë 40 javëve të shtatzënisë.

📍Si numërohen javët e shtatzënisë? 📍
Zakonisht, një shtatzëni zgjat 40 javë të shtatzënisë. Numërimi i javës së parë të shtatzënisë tuaj fillon në ditën e parë të menstruacioneve të fundit. Kjo do të thotë se në javën e parë dhe të dytë të shtatzënisë në të vërtetë nuk jeni akoma shtatzënë. Me fjalë tjera, shtatzënia fillon në javën e tretë kur ju keni ovulacion dhe veza është fekonduar, nga e cila 9 muaj më pastaj, fëmija juaj lind.

Shtatzënia, kohëzgjatja e shtatzënisë përcaktohet gjithmonë në ditën e caktuar. Nevojiten rreth 280 ditë ose 40 javë nga dita e parë prej menstruacioneve të fundit deri në lindjen e fëmijës tuaj. Çdo javë e kaluar e shtatzënisë shënjohet si një numër i plotë. Pas kësaj, janë numrat nga 1 në 6 - që përfaqësojnë ditët e sakta të javës përkatëse të shtatzënisë.

03/09/2022

Shtatzënia është një periudhë e veçantë në jetën e çdo gruaje, qoftë edhe sikur vetëm për ndryshimet fizike dhe hormonale që ajo sjell.

Shpesh, gjatë shtatzënisë ka dhimbje të mesit. Pse shkaktohen këto dhembje?
Dhembjet e mesit janë pasojë e përkuljes më të madhe mbrapa të gruas si pasojë e rritjes së mitrës, e cila shoqërohet me rritje të rëndesës dhe e detyron gruan të kontraktojë muskujt e shpinës, për të përballuar rëndesën.

Çfarë këshillohet në këto raste dhe çfarë mund të “tregojnë” këto dhembje? A përbëjnë rrezik?
Këshillohet qëndrim në pozicion pa u përkulur pas. Ushtrime të muskujve të shpinës për t’i shkontraktuar. Kufizoni qëndrimet në këmbë. Duhet të dini se dhimbjet mund të jenë pasojë e ndonjë sëmundjeje si infeksionet urinare, rrezik aborti ose rrezik lindjeje para kohe. Në këto raste duhet të shkoni te mjeku që ndjek shtatzëninë.

02/06/2022

Femra çliron, zakonisht, një vezë nga njëra prej dy vezoreve të saj. Për këtë arsye, në shumicën e rasteve, një çift koncepton dhe lind një fëmijë të vetëm në të njëjtën kohë. Por mund të konceptohen dhe të lindin më shumë se një fëmijë në të njëjtën kohë. Ndodh që, në të njëjtën kohë, femra të çlirojë nga njëra prej vezoreve të saj dy vezë të veçanta. Ose mund të ndodhë që femra të çlirojë vetëm një vezë, por kjo mund të ndahet përgjysëm dhe të krijohen dy vezë. Si në rastin e parë, ashtu dhe në të dytin, këto dy vezë mund të fertilizohen nga dy sperma të vecanta. Qëniet njerëzore që krijohen në këtë rast quhen binjakë dizigotë (sepse vijnë nga dy zigota të vecanta), ose binjakë vëllezër.

📍Binjakët bizigotë janë më të shpeshtë. Ata përbëjnë shumicën e binjakëve. Këta binjakë, ka më shumë të ngjarë që të lindin pas shtatzanisë së tretë ose të katërt dhe zakonisht, te nënat më të vjetra në moshë. Këta binjakë mund të jenë të të njëjtit seks, ose te sekseve të ndryshëm dhe janë po aq të ngjashëm ose të ndryshëm, sa cmund të jenë dy vëllezër të tjerë që kanë lindur nga të njëjtët prindër, por në kohë të ndryshme.

📍Binjakët monozigotë, quhen kështu se formohen prej të njëjtës zigotë që ndahet gjatë dy javëve të para të zhvillimit. Për këtë arsye ata kanë një instruksion gjenetik identik. Mendohet se binjakët monozigotë përbëjnë një të tretën e gjithë binjakëve dhe janë të të njëjtit seks. Ndodhin 3-4 në 1000 lindje, pavarësisht nga raca.

📍Ka raste që, përvec binjakëve, mund të konceptohen dhe të lindin trinjakë, katërnjakë ose dhe më shumë. Dhe këta mund të jenë monozigotikë, bizigotikë, trizigotikë, katërzigotikë e kështu me radhë...

Want your business to be the top-listed Beauty Salon in Tirana?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Category

Address


Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Evoty Mama posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Subscribe

We will notify you when anything happens in Tirana.