Klinika Ataraxia

Klinika Ataraxia

Share

Ataraxia Clinic is specialized in:
🌿 Physiotherapy
🌿 Wellness
🌿 Chiropractic

09/10/2026

Bark i fryrë dhe ndjesi rëndese, edhe kur nuk keni ngrënë shumë?
Fryrja dhe ndjesia e parehatisë në zonën abdominale mund të ndikojnë në mënyrën si ndihemi gjatë ditës.

Limfodrenazhi abdominal është një trajtim i butë që ndihmon në stimulimin e qarkullimit limfatik dhe drenimin e lëngjeve të grumbulluara, duke kontribuar në reduktimin e ënjtjes që lidhet me mbajtjen e lëngjeve.

✨ Më pak ndjesi rëndese, më shumë rehati dhe një kujdes i dedikuar për trupin tuaj.

📲 Rezervoni konsultën tuaj në Ataraxia!

06/10/2026

Tensioni në qafë dhe shpinë nuk duhet të bëhet pjesë e përditshmërisë suaj.

Në Ataraxia, terapia e dedikuar për këto zona kombinon teknika relaksuese dhe çliruese që ndihmojnë në reduktimin e tensionit muskulor, përmirësimin e lëvizshmërisë dhe rikthimin e ndjesisë së lehtësisë në trup.

Trajtimi përfundon me aplikimin e kupave, për një efekt më të thellë relaksues dhe stimulim të qarkullimit lokal.

Kujdes i personalizuar, për një trup që ndihet më mirë.

📩 Rezervoni terapinë tuaj pranë Ataraxia.

02/10/2026

✨ Kujdesi për trupin meriton vëmendje në çdo detaj.
Drenazhi limfatik në zonën e sqetullave realizohet me lëvizje të buta, të ngadalta dhe të kontrolluara, me fokus në mbështetjen e rrjedhjes limfatike.

Një teknikë delikate, ku presioni dhe saktësia e lëvizjeve kanë rëndësi, dhe çdo seancë përshtatet sipas nevojave individuale.

📲 Na kontaktoni për të mësuar më shumë dhe për të rezervuar seancën tuaj.

01/10/2026

✨Ataraxia kërkon Agjent të Turizmit Mjekësor, për t’u bërë pjesë e ekipit dhe për të ndihmuar pacientët ndërkombëtarë në çdo hap të përvojës së tyre pranë nesh.
Nëse zotëron anglishten dhe italishten, ke eksperiencë të mëparshme në këtë fushë dhe të pëlqen puna me njerëzit, mirëpresim aplikimin tënd.
📩 Na shkruaj në mesazh për të aplikuar.

Photos from Klinika Ataraxia's post 29/09/2026

Autumn Renewal në Ataraxia është një përzgjedhje eksperiencash wellness të krijuara për të çliruar tensionin, për të rigjeneruar trupin dhe për t’i dhënë vetes kohën që meriton. ✨
Nga masazhet relaksuese dhe ritualet me scrub, te kujdesi për fytyrën dhe momentet e qetësisë në zonën relax, zgjidh paketën që të përshtatet dhe shijo sezonin me një ndjesi të re mirëqenieje.
📩 Rezervo eksperiencën tënde.

17/09/2026

Ka momente kur trupi ka nevojë thjesht të ndalojë. 🤍

Në Ataraxia, masazhi relaksues është një ritual mirëqenieje që ndihmon në çlirimin e tensionit, relaksimin e muskujve dhe rikthimin e ndjesisë së lehtësisë.

Një moment vetëm për ju, larg ritmit të përditshëm, në një ambient të dedikuar qetësisë dhe kujdesit. ✨

Rezervoni momentin tuaj të relaksit në Ataraxia.

09/09/2026

Po zgjerojmë ekipin e Ataraxia Physiotherapy & Wellness. 🌿

Kërkojmë Specialiste Limfodrenazhi me eksperiencë, profesionalizëm dhe përkushtim ndaj mirëqenies së klientëve.

✨ Ofrojmë:
• Kushte shumë të mira pune
• Ambient profesional dhe bashkëkohor
• Pagë të kënaqshme
• Mundësi për t’u bërë pjesë e një ekipi të specializuar

Nëse ke eksperiencën e duhur dhe dëshiron të bëhesh pjesë e Ataraxia, na kontakto për të aplikuar.

30/07/2026

Ndonjëherë, gjëja më e mirë që mund t'i dhurosh trupit tënd është një moment qetësie.

Masazhi i trupit nuk është vetëm relaks. Është një mënyrë për të çliruar tensionin e grumbulluar, për të relaksuar muskujt dhe për t'i dhënë trupit mundësinë të rikuperohet pas ritmit të përditshëm.

✨ Lejoji vetes një pauzë që do ta ndjesh në çdo frymëmarrje.

Photos from Klinika Ataraxia's post 28/07/2026

Ka një arsye pse disa trajtime japin rezultate më të mira. Nuk është rastësi. Është teknologjia.
NanoTap krijon kushtet ideale që lëkura të përthithë maksimalisht përbërësit aktivë, duke përmirësuar hidratimin, teksturën dhe shkëlqimin e saj.
Sepse një lëkurë e shëndetshme fillon me një bazë të shëndetshme.

23/07/2026

Shumë njerëz mendojnë se është lodhje. Në fakt, trupi po ju dërgon një sinjal.

Dhimbja dhe tensioni në qafë e shpinë nuk duhet të bëhen pjesë e përditshmërisë. Me Terapinë Qafë - Shpinë, fizioterapistët tanë punojnë për të reduktuar dhimbjen, përmirësuar lëvizshmërinë dhe rikthyer funksionin normal të muskujve dhe nyjeve.

Lëvizni më lirshëm. Punoni më rehat. Jetoni pa kufizime.

Want your business to be the top-listed Beauty Salon in Tirana?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Category

Address


Kompleksi Delijorgji, Bulevardi Gjergj Fishta
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Klinika Ataraxia posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Subscribe

We will notify you when anything happens in Tirana.