Jasmine Spa & Fizioterapi

Jasmine Spa & Fizioterapi

Share

Massage, Physiotherapy and Aesthetic. (for Women)

08/10/2026

Realitet i kohëve moderne... 😂

Kujdesuni për veten miq! 💚
Jasmine Spa & Fizioterapi ✅
_________________________

Photos from Jasmine Spa & Fizioterapi's post 02/10/2026

🎀 Tetori Rozë në Jasmine

Masazh Trupi 60’
4500 lekë → 2990 lekë

🎀 20% ulje në çdo shërbim tjetër.

Sepse ka lodhje që nuk duken.
Ka beteja që nuk tregohen.
Dhe ka gra që vazhdojnë të buzëqeshin mes të dyjave.

Gjej pak kohë edhe për veten. 🤍

📩 Rezervimet në DM / WhatsApp
Jasmine Spa & Fizioterapi

Photos from Jasmine Spa & Fizioterapi's post 29/09/2026

Të duhet të ulësh volumin e zhurmave herë pas here e dashur! 💚

Kujdesuni për veten miq! 💚
Jasmine Spa & Fizioterapi ✅
__________________________

26/09/2026

Jo çdo gjë kërkon një reagim të menjëhershëm.

Kur diçka të bezdis, të lëndon, të nervozon apo të vendos përballë një vendimi të vështirë… provo të mos përgjigjesh menjëherë.

Gjej një moment pauze.

Merr frymë. Lëre emocionin e parë të kalojë. Pyet veten nëse ajo që do të thuash apo bësh tani është vërtet ajo që dëshiron.

Sepse ndonjëherë, pikërisht në atë hapësirë të vogël mes asaj që ndjejmë dhe mënyrës si reagojmë, fillojmë të njohim versionin e vetes që po bëhemi. 🤍

Dita 269 nga 365 🌿

Dita269

25/09/2026

Ndonjëherë, ajo që duket perfekte nga jashtë fsheh histori që nuk i shohim. 🤍

Secili lufton betejat e veta, edhe kur buzëqeshja thotë të kundërtën.

Prandaj, ndoshta ia vlen të jemi pak më të butë me njëri-tjetrin… dhe pak më pak të bindur se dimë çfarë fshihet pas asaj që shohim. 🌿

Dita 268 nga 365 — Shprehja e Ditës

Tirane

24/09/2026

Shtatori na futi në ritëm pa na pyetur fare. 😅

Shkolla, puna, angazhimet, trafiku i Tiranës… dhe ja ku ikën 3 javë sikur s’ndodhi gjë.

Po trupi i ka numëruar. 😂
Pak te qafa, pak te shpatullat, pak te shpina…

Prandaj, për “Trupi Flet në Fundjavë” këtë javë kemi zgjedhur diçka të thjeshtë:
💆‍♀️ 60 minuta masazh trupi.

Nga 4500 lekë në 3490 lekë
📅 24–26 Shtator

Ndonjëherë s’ke nevojë për ndonjë plan të madh.
Vetëm për një orë ku nuk ke për të bërë asgjë. 🤍

Për rezervime, na shkruani në DM. 🌿

Photos from Jasmine Spa & Fizioterapi's post 23/09/2026

Ne zakonisht e kujtojmë masazhin kur qafa dhe shpina kanë filluar protestën. 😂

Por çfarë ndodh kur e bëjmë rregullisht, jo vetëm kur trupi thotë “mjaft”?

Një studim ndoqi 127 persona për 3 vite dhe pa diçka interesante: dhimbja mesatare shkoi nga rreth 7/10 në 2/10. Ata që bënin masazh më shpesh raportuan më pak dhimbje — dhe pas një ndërprerjeje disa mujore, dhimbja u rrit përsëri.

Sigurisht, studimi ka kufizimet e veta dhe nuk provon se masazhi ishte arsyeja e vetme.

Por një gjë na pëlqen si kujtesë:

Mos prit sa shpina të të lërë “seen”. 😂🤍 Kujdesu për të edhe kur nuk po ankohet.

📚 Arsovski D., International Journal of Therapeutic Massage & Bodywork, 2024.

Photos from Jasmine Spa & Fizioterapi's post 21/09/2026

HISTORI NJERËZORE 🤍

Në vitin 1948, Cicely Saunders njohu David Tasma-n, një refugjat p***k me kancer që po i afrohej fundit të jetës.

Nga bisedat e tyre lindi një ide e thjeshtë, por që do të ndikonte mënyrën se si kujdesemi për njerëzit në fund të jetës:

Edhe kur nuk mund ta shërosh dikë, mund të vazhdosh të kujdesesh për të.

Kur David vdiq, i la Cicely-t £500 për ëndrrën që kishin imagjinuar së bashku.

19 vite më vonë, në vitin 1967, ajo hapi në Londër St Christopher’s Hospice — një institucion pionier që bashkoi kontrollin e dhimbjes, kujdesin njerëzor, kërkimin dhe edukimin, dhe që luajti një rol themelor në zhvillimin e kujdesit paliativ modern.

Cicely Saunders na la një mënyrë tjetër për ta parë kujdesin:

Njeriu nuk është vetëm trupi i tij.
Ka frikë. Ka emocione. Ka marrëdhënie. Ka nevojë për dinjitet dhe për praninë e dikujt tjetër.

Ndonjëherë nuk mund ta ndryshojmë atë që një njeri po kalon.

Por mund ta dëgjojmë.
Mund të qëndrojmë pranë.
Mund të kujdesemi. 🤍

Sepse edhe prania është një formë kujdesi.

— Jasmine Spa & Fizioterapi

Want your business to be the top-listed Beauty Salon in Tirana?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Address


Rruga Ismail Qemali
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 12:00 - 21:00
Tuesday 12:00 - 21:00
Wednesday 12:00 - 21:00
Thursday 12:00 - 21:00
Friday 12:00 - 21:00
Saturday 12:00 - 21:00
Sunday 12:00 - 21:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Jasmine Spa & Fizioterapi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Subscribe

We will notify you when anything happens in Tirana.