Mesimet e Dioles

Mesimet e Dioles

Share

29/09/2026

Po të gjitha pasditet i kam të preferuara 😁.

Imuniteti do çdo ditë mikronutrientë. Stresi rrit kërkesën metabolike sidomos për vitaminë C dhe zink. Ushqimi është baza, çaji është rituali, mikronutrientët janë mbështetja.

“Molekulat e duhura në sasitë e duhura”, do të thoshte Linus Pauling.

29/09/2026
27/09/2026

Mjekësia ortomolekulare më ka magjepsur prej vitesh dhe Linus Pauling ka ndikuar shumë në mënyrën si e shoh nutricionin:

“Molekulat e duhura, në sasitë e duhura.” Ushqim dhe suplementim cilësor.

Prandaj jam shumë e kujdesshme me suplementet që zgjedh sidomos për të voglën time, që bën pafund naze me ushqimin. E dini ju pse i marr multivitaminë Wellkid tek .

Sepse pas formulimeve të tyre ka kërkim nutricional, shkencë dhe dekada eksperiencë. Vitabiotics ka marrë edhe 4 Queen’s Awards, dy prej tyre për inovacion.

27/09/2026

Nuk e ha fëmija peshkun rregullisht?
Mos u shqetëso. Vaji i mëlçisë së merlucit zëvendëson mungesën e acideve yndyrore që janë aq të rëndësishme për zhvillimin e trurit të fëmijës.

Pse unë përdor ?

• 88 vite eksperiencë
• Prodhim nga Islanda
• Një nga prodhuesit kryesorë botërorë të vajrave të peshkut dhe pionier në këtë fushë.
• Në 1992 u bë kompania e parë në Islandë me certifikim ISO.
• Fabrika moderne ka kapacitet rreth 13,000 tonë vaj peshku në vit.
• Ka certifikime si FSSC 22000, GMP, Halal, MSC dhe Friend of the Sea, sipas faqes zyrtare.
• Që nga 2014 prodhon edhe vajra peshku që kualifikohen si API (Active Pharmaceutical Ingredients), pra për përdorim farmaceutik.
• Pa merkur, sepse vjen nga burime të pastra.

Photos from Mesimet e Dioles's post 26/09/2026

Pashë këtë lajmin në Klan Kosova sot.

Mu kujtuan pikërisht këto momente. Me vrap doja të gjeja një foto të tillë e tju rikujtoj se:

Tema me Chat nuk të jep kënaqësinë e hidhur të netëve pa gjumë, me fëmijën në njërin krah e librin në tjetrin. Nuk ta jep momentin kur mentorja ta kthen punën mbrapsht për një presje dhe ti, edhe pse je e dërrmuar, emocionalisht e fizikisht, ulesh prapë. Nuk ta jep dhimbjen e kokës nga statistikat, sytë e skuqur në mëngjes, as atë pyetjen e fëmijës: “Mami, pse i ke sytë kështu?” Nuk ta jep rraskapitjen deri në nivelin që s’di ku ke parkuar makinën.

Prandaj sot, kur dikush vjen me një përgjigje të bukur nga ChatGPTja, futi një të qeshur dhe kujto fjalët e Michel Desmurget, neuroshkencëtar francez dhe drejtor kërkimi në INSERM, autor i librit La Fabrique du crétin digital (“Fabrika e budallait digjital”) i cili tha për brezin e ri:

-“ Është brezi i parë, IQ-ja e të cilit do të jetë më e ulët se e brezit paraardhës.”

Natën e mirë vetëm njerëzit që duan dijen.

Me respekt,

Dr. Diola Dosti

Photos from Mesimet e Dioles's post 26/09/2026

Ja efekti pas përdorimit të Dr. Botanica Angel Nutribalm 100% natural me vaj kastori dhe gjalp shea në lëkurën e ndjeshme të bebave.

Pafund e lumtur kur marr këto mesazhe nga ju❤️

+38349855666 whats app ose në çdo pikë Hoffman Stores
www.drbotanica.com

26/09/2026

Dr. Botanica Angel Wash dhe Dr. Botanica Hair Elixir, produkte pa sulfate, pa SLS dhe pa SLES, të sigurta për fëmijët tuaj dhe për të gjithë familjen. 🌿
www.drbotanica.com

26/09/2026

Ju që srrini dot pa kafe, të paktën shtoni pak gjalpë…

Vazhdojmë postimet mbi kafen meqë kemi shumë dashamirës të saj.
Siç e keni kuptuar nga postimet e mëparëshme, nuk sugjerohet mbi 3 kafe në ditë por dhe kur të konsumoni kafe, për shkak të përmbajtjes së kafeinës e taninës (që kanë vlerat e tyre deri në 3 kafe në ditë), duhet të shtoni pak yndyrë si gjalp ose vaj kokosi.

Po çfarë ndryshon kur shtojmë yndyrë?

Studimet te njerëzit tregojnë se yndyra ngadalëson zbrazjen e stomakut, ndërsa ngadalësimi i zbrazjes gastrike është lidhur me përthithje më të ngadaltë të kafeinës.

Pra, ideja është që kafeina të mos të arrijë aq shpejt kulmin e saj. Kjo krijon një bazë fiziologjike për një efekt më gradual të stimulimit, edhe pse ende nuk kemi një studim klinik që të tregojë se gjalpi vetë ul drejtpërdrejt rritjen e kortizolit.

Dhe ka edhe më shumë se në një studim me kafe + MCT nga vaji i kokosit pjesëmarrësit raportuan më shumë ngopje dhe më pak dëshirë për të ngrënë krahasuar me kafen e zezë.

Një tjetër studim i kontrolluar tregoi se kombinimi i MCT-ve me kafeinë rriti prodhimin e ketoneve, pra përdorimin më të madh të substratit yndyror për energji.

Kështu që, për ju që nuk hiqni dot dorë nga kafja, më mirë pak gjalpë fshati sesa sheqer ❤️

1. Lovallo WR, et al. Caffeine stimulation of cortisol secretion across the waking hours in relation to caffeine intake levels. Psychosomatic Medicine. 2005. PMID: 16204431.
2. Gavrieli A, et al. Caffeinated coffee does not acutely affect energy intake, appetite, or inflammation but prevents serum cortisol concentrations from falling in healthy men. Journal of Nutrition. 2011. PMID: 21346100.
3. Houghton LA, Mangnall YF, Read NW. Effect of incorporating fat into a liquid test meal on the relation between intragastric distribution and gastric emptying in human volunteers. Gut. 1990. PMID: 2253903.
4. Brachtel D, Richter E. Effect of altered gastric emptying on caffeine absorption. Zeitschrift für Gastroenterologie. 1988. PMID: 3407246.
5. Crampton JR, et al. Investigating the Effects of a High-fat Coffee Beverage Containing Medium-Chain Triglyceride Oil and Ghee on Cognitive Function and Measures of Satiety. 2021. PMCID: PMC8181361.
6. Baumeister A, et al. Short-Term Influence of Caffeine and Medium-Chain Triglycerides on Ketogenesis: A Controlled Double-Blind Intervention Study. Journal of Nutrition and Metabolism. 2021. PMID: 34221499.
7. Goldman DM, Lambert K, Quarshie M, Craddock JC. Assessing the Validity of Bulletproof Coffee’s Claims. Beverages. 2023;9(4):101. DOI: 10.3390/beverages9040101.

25/09/2026

Dr. Botanica në Hoffman Stores

24/09/2026

Nisur nga postimi dhe studimet e publikuara sot tek …

Kafeina mund të rrisë humbjen urinare të magnezit, ndaj kujdesi për marrjen ditore bëhet edhe më i rëndësishëm.

Për rreth 400 mg magnez në ditë, mund të kombinoni:

30 g fara kungulli + 30 g bajame + 30 g çokollatë të zezë 75% kakao + 100 g spinaq të gatuar.

Nuk i konsumoni dot rregullisht? Atëherë mund të merret në konsideratë një suplement magnezi.

Want your business to be the top-listed Beauty Salon in Ferizaj?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Telephone

Address


AHMET KACIKU
Ferizaj
70000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Mesimet e Dioles posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Subscribe

We will notify you when anything happens in Ferizaj.