Baja e Doberçanit
Baja e Dobërçanit është qendër rehabilituese për relaksim dhe trajtim të sëmundjeve të ndryshme.
Baja e Doberçanit është e pasur me ujëra termale të cilat kanë shumë minerale me efekt të lartë shërues. Ato kanë origjinën nga një thellësi prej 200 m, me temperatura që arrijnë mbi 28°C. Uji termal i bajes, në bazë të analizave të institutit shëndetësor, është vërtetuar se ka efekt në shërimin dhe zbutjen e disa sëmundjeve si:
Sëmundjet e kockave (eshtrave)
Sëmundjet e unazave
Infeksioni i lëku
08/07/2026
18 vite punë.
Një rrugëtim që vazhdon.
Çdo vit ka sjellë përvojë, çdo pacient na ka dhënë besim.
Faleminderit që keni qenë pjesë e këtij rrugëtimi. Mirënjohës sot, të përkushtuar edhe për vitet që vijnë.
19/06/2026
Muaji qershor po vijon në Bajën e Dobërçanit,mes freskisë së natyrës,atmosferës së këndshme dhe momenteve të bukura.
29/05/2026
Të nderuar klientë,
Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se prej nesër fillon sezona verore në pishinat e jashtme te Baja e Dobërçanit. Pas renovimeve dhe përgatitjeve të realizuara me përkushtim, jemi gati t’ju mirëpresim në ambientet tona për një verë sa më të këndshme dhe relaksuese.
Mirë se vini!
Vera fillon aty ku relaksi bëhet kujtim☀️🌊
Në këtë festë të Kurban Bajramit, zemra mbushet edhe më shumë kur fjalët e mira vijnë nga njerëz me vlera të larta. Faleminderim i veçant shkon për Z.Daut Demaku për urimin kaq të ngrohtë dhe për respektin e treguar ndaj Bajës së Dobërçanit.
Zoti ju shpërbleftë për mirësinë, urtësinë dhe fjalët që prekin zemrën.
Gëzuar Kurban Bajramin për të gjithë, me paqe, dashuri dhe begati në familjet tuaja.
Baja e Dobërçanit-vendi ku trupi shërohet dhe mendja pushon.
📢 SHPALLJE PUNE
Banja e Dobërçanit shpall vende të lira pune për këto pozita:
Mirëmbajtëse
• Mirëmbajtja dhe pastrimi i hapësirave të brendshme dhe të jashtme
• Kujdesi për higjienën dhe rregullin sipas standardeve
Shankist/e
• Shërbimi i pijeve dhe ushqimeve për klientët
• Kujdesi për pastërtinë dhe rregullin në shank
• Komunikim i sjellshëm dhe mikpritës me vizitorët
Recepsionist/e
• Pritja dhe informimi i vizitorëve
• Regjistrimi i klientëve dhe menaxhimi i rezervimeve
• Përgjigjja në telefon dhe ofrimi i shërbimit korrekt
Fizioterapeut/e
•Ofrimi i sherbimeve te fizioterapisë sipas nevojave të pacientëve.
•Hartimi dhe zbatimi i planeve individuale të terapisë fizike.
•Monitorimi dhe vlerësimi i përparimit të pacientëve gjatë trajtimit.
•Bashkëpunimi me personel shëndetësor për ofrim të shërbimeve cilësore.
Kualifikimet e përgjithshme:
• Përgjegjësi dhe përkushtim në punë
• Aftësi për të punuar në ekip
• Përvoja e mëparshme në pozita të ngjashme është përparësi
•Të ketë njohuri mbi gjuhët e huaja (Njohja e gjuhëve të huaja është përparësi për pozitën e Recepsionistit/es)
Ne ofrojmë:
• Punë me orar të plotë
• Ambient pune të sigurt dhe mikpritës
• Pagë të rregullt dhe konkurruese
• Mundësi për angazhim afatgjatë
📞 Për aplikim dhe më shumë informata kontaktoni në: +38344991234 dhe +38344250180
📍 Vendi i punës: Banja e Dobërçanit
Kur uji shëron,trupi pushon.
Baja e Dobërçanit një destinacion ideal për një vikend të paharrueshëm
Click here to claim your Sponsored Listing.
Category
Contact the business
Telephone
Website
Address
FGHR+FH6, Miresh
Gjilan
60000
Opening Hours
| Monday | 07:00 - 00:00 |
| Tuesday | 07:00 - 00:00 |
| Wednesday | 07:00 - 00:00 |
| Thursday | 07:00 - 00:00 |
| Friday | 07:00 - 00:00 |
| Saturday | 07:00 - 00:00 |
| Sunday | 07:00 - 00:00 |
