Kujdesi Personal

Kujdesi Personal

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Kujdesi Personal, Beauty, cosmetic & personal care, Lipjan.

Revista Lady Albania - 7 këshilla se si të ndihesh e lumtur 16/03/2015

Revista Lady Albania - 7 këshilla se si të ndihesh e lumtur Çdokush kalon në jetë momente të tilla kur nuk ndihet i lumtur dhe mendon se duhet të ndryshojë diçka, por nuk e di se...

13/03/2015

NJOFTIM :
Po ju njoftojm , që fansat jo-aktiv do të largohen nga kjo faqe , pasi kështu janë bërë tani rregullat nga rrjeti social , Facebook. Ju lutemi që të komentoni , dhe të bëni "LIKE" këtij statusit , dhe që të na ndiqni çdo postim që bëhet nga faqja jonë.
JU FALEMINDERIT!

Photos 10/06/2013

Humbisni 5-7 kg ne jave me “Dieten e supes”

Eshte bere si shprehje qe te gjithe e perdorin “neser filloj dieten”. Por sa neser e neser kane kaluar dhe ju akoma nuk e keni filluar seriozisht. Fjala diete ju tremb dhe mendoni qe do rrini gjithe diten pa ngrene, ska embelsira, cokollate, fast-food, as buke. Por kjo nuk eshte e vertete nese do mbani nje diete te ekuilibruar dhe te shendetshme e cila i jep rezultatet ngadale nuk ju duhet te hiqni dore nga kenaqesite e ushqimit.

Por tani qe po afron sezoni i veres nuk ka me kohe per nje diete te shendetshme dhe me rezultate te ngadalta. Nje dite e shpejte besoj do ju vinte ne ndihme. Nje nga keto eshte Dieta e supes e cila zgjat 7 dite dhe mund te humbni 5-7 kg. Nuk rekomandohet per nje kohe me te gjate sepse eshte shume strikte dhe ka pak kalori 700-800 ne dite. Nderkohe nje njeri i rritur, normalisht gjate nje dites duhet te marre 1500-2000 kalori. Kjo diete sic e kuptoni edhe nga emri ka per baze supen e cila ka nje fuqi per tju ngopur dhe per tju dhene energji, pa pasur friken se do shendosheni.

Por nuk mund te perdorni cfaredo lloj supe. Kjo eshte receta baze e supes qe do tju dobesoje:

Ingredientet
6-karrota

6 qepe te medha

1 kuti me domate pa lekure ose 6 domate te fresketa

2 speca jeshile

1 selino

Laker te bardhe

1 koncentrat vegjetal perimesh

Sipas deshires: 3 kungulleshka ose spinaq apo bizele te fresketa

Pergatitja
Prisni perimet ne kuba te vegjel dhe vendosini ne nje ene me uje per 10 min. Ulini flaken dhe lerini edhe per 20min deri sa te zbuten. Shtoni edhe koncentratin vegjetal, p**e ose vici sipas deshires. Supen mund ta hani ashtu sic eshte ose ta beni kremoze ne mixer, ta konsumoni te ngrohte ose te ftohte dhe mund ti shtoni edhe ereza.

Supa mund te konsumohet sa here ndjeheni te uritur, hani sa te doni pa pasur frike per kalorite sepse organizmi djeg me shume kalori per ta tretur kete, se sa mban vete supa.

Sugjerim: kjo recete parashikon nje sasi te madhe supe, mund te beni nje sasi me te vogel cdo dite ose ruajeni ne frigorifer.

Ndalohet rreptesisht buka, alkoli apo pijet me gaz.

Kjo eshte Menu shembull qe duhet te ndiqni per nje jave qe te arrini rezultatet e deshiruara:

Dita I

Konsumoni vetem supen sa te doni dhe fruta pervec bananeve (bostani dhe shalqiri kane me pak kalori nga frutat e tjera). Mund te pini kafe dhe caj pa sheqer dhe padyshim uje sa te doni.

Dita II

Pervec supes qe mund te hani sa te doni, kjo eshte dita e perimeve. Ha perime krudo, te pa ziera, vecanerisht jeshilleqet. Mos konsumoni fasule, miser apo bizele. Ne darke mund te shijosh nje patate te furres me nje luge vaj ulliri. Kete dite mos konsumoni fruta.

Dita III

Konsumoni sa te doni supe, perime dhe fruta por mos hani patate.

Nese e ke ndjekur ne menyre korrekte dieten, per keto 3-dite mund te kesh rene 2-3kg.

Dita IV

Banane dhe qumesht i skremuar. Qumesht dhe uje konsumoni sa te doni, kurse banane deri ne 3 dhe sigurisht supe sa te doni. Banania dhe qumeshti kane nje sasi te konsiderueshme kalorish por ne kete faze ju keni nevoje per karbohidrate, proteina, kalcium dhe kalium.

Dita V

Mish dhe domate. Mund te kosumoni 300-400gr mish te zgares dhe 6 domate. Mishin mund ta zevendesoni me peshk ose p**e pa lekuren dhe gjthmone te gatuara pa yndyre. Supen konsumojeni te pakten 1-here ne dite. Konsumoni minimumi 6 gota me uje per te eleminuar acidin urik ne trup.

Dita VI

Mish dhe perime. Mund te hani 2-3 bifteke me perime jeshile por jo patate. Hani edhe supen te pakten 1-here ne dite.

Dita VII

Dita e 7 dhe e fundit permban oriz integral, leng frutash pa sheqer dhe perime. Mund te konsumoni sa te deshironi bashke me supen.

Ne fund te javes nese e keni ndjekur ashtu sic duhet dieten, do te keni humbur 5-7kg. Nese ke rene me shume se 7kg atehere nderprite dieten per dy dite.

Kjo eshte nje diete e shpejte dhe nuk mund te perdoret per periudha te gjata sepse sjell anomali ne organizem perderisa nuk merr te gjitha vlerat ushqyese qe i duhen nje te rrituri gjate dites.

Gjthashtu duhet te kombinoni dieten me ushtrimet fizike dhe kremera hidratante per te forcuar muskujt.

Me dieten e supes humbisni vertete peshe por edhe shume uje, sepse ka nje fuqi te larte diuretike. Prandaj mundohuni te mbani organizmin te hidratuar.

Nuk eshte e keshillueshme per personat diabetike apo me insuficence renale.

Photos 10/06/2013

“Uria emocionale” Cfare eshte dhe si ta ndalojme?

Ju ka ndodhur shpesh qe te hani jo sepse jeni te uritur, por sepse jeni ne ankth, jeni te stresuar, te nervozuar? Jam shume e sigurt qe po.

Ngrenia sherben si “ngushellim” ne ato raste kur duhet te mundim sensacionet negative. Mjafton cfaredolloj ushqimi, i kripur ose i embel (ky i fundit eshte me i shpeshte). Ndodh ne cdo ore jashte orarit mormal te vakteve kryesore, vecanerisht ne darke e ne oret e vona. Me shume jane te prekura femrat midis moshes 16-40 vjec dhe vecanerisht para periodave.

Uria emocionale apo nervoze eshte e lidhur me nje mekanizem biokimik natyral, ku organizmi nen presionin e stresit ka nevoje per nje doze karbohidratesh dhe sheqernash, te cilat aktivizojne hormonin e serotonines. Serotonina eshte hormoni i lumturise, qeteson nervat dhe transmeton sinjale kenaqesie.

Simptomat kur kemi te bejme me “Uri emocionale”


Kur deshira per ushqim nuk lidhet me nje ndjesi urie por me nje nevoje te papritur per te ngrene patjeter dicka.
Menyra si hahet, shpejt si i pangopur pa pasur mundesine te ndjeni as shijen e asaj qe po hani.
Nuk ka rendesi nese eshte e kripur apo e embel, megjithese keto te fundit jane me te preferuara. Te 3-tat nga preferenca jane edhe ushqimet me yndyre.
Pas nje gjendje ankthi e nervozizmi, ngrenia e dickaje duket sikur ju lehteson dhe qeteson.
Me pas gjithmone ju kap nje ndjenje faji dhe pendimi.
Si ta ndaloni kete “uri emocionale”?


- Ne momentin qe lind kjo deshire, bejini pyetje vetes, nese vertete jeni te uritur?

- Ne vend te ushqimit zgjidhni zevendesues si: camcakez, lepirse.

- Edhe larja e dhembeve eshte nje menyre per te hequr oreksin

- Kushtojini rendesi snack (vakteve te ndermjetme) sepse ato nuk lejojne qe tju marre uria

- Bejini nje pastrim kuzhines nga embelsirat, biskotat, karamelet apo te ngjashme. Ne vend te tyre mbani karrota apo fruta te cfaredolloji.

- Nje shetitje eshte shume e mire si anti-uri emocionale. Beni 15 minuta ecje duke menduar per te tjera gjera, ndihmon ne largimin e oreksit te pajustifikuar.

Me pak vendosmeri dhe me shume autokontroll, mund ta menaxhoni edhe kete uri emocionale, qe ne dukje e pafajshme te shton disa kg shume te veshtire per tu hequr me vone.

Photos 10/06/2013

Disa keshilla praktike per te mos gerhitur gjate nates:

1. beni kujdes ndaj pozicionit qe flini. Nuk keshillohet te flini pa jastek, me bark poshte apo ne pozicion qe mjekra pjek gjoksin.

2. ajrosni dhomen per te marre fryme me lehte. Pluhuri dhe bakteret jane armiq te gjumit, prandaj ajrosni dhomen dhe dyshekun te pakten 20 minuta ne dite.

3. kontrolloni menyren e te ushqyerit duke mbajtur nje diete te ekuilibuar, duke evituar ushqimet me shume kalori dhe me yndyre. Kjo nuk permireson vetem gerhitjen, por edhe shendetin e pergjithshem.

4. duhet te keni nje peshe normale, sepse dhjami ne gushe dhe bark eshte nje nga shkaqet e gerhitjes.

5. hiqni dore nga alkoli dhe duhani

6. evitoni qetesuesit madje edhe cajin e kamomilit, pasi muskujt e gojes mund te qetesohen aq shume sa te favorizojne gerhitjen.

7. nese jeni me grip, para se te flini mund te vendosni nje ankeplast nazal, i posacem per zhbllokimin e rrugeve te frymemarrjes.

Gjithsesi nese keni provuar gjithcka por prape problemi perseritet, ka nje zgjidhje te sigurte, bisturia. Kirurgjia plastike vjen ne ndihme duke minimizuar turbinatet e hundes por pa i shkaterruar ato. Eshte nje operacion qe zgjat vetem 15 minuta dhe nuk ka dhimbje.

Kjo teknike perdoret nese keni fryrje te turbinateve, ndersa ne raste te tjera mund te mjaftoje nje setoplastike ose zgjerimi i valvolave te hundes.

Photos 10/06/2013

Maske per pikat e zeza

Perberesit me te mire kunder pikave te zeza jane : limoni, argjila dhe kastraveci. Receta: rrihni te bardhen e nje veze deri sa te shkumezohet dhe shtoji disa pika limoni. Perzieni mire qe te formohet nje mase kompakte. Aplikojeni ne fytyre duke shmangur zonen poshte syve dhe rreth buzeve. Mbajeni per 10 minuta dhe me pas shpelajeni me uje te ftohte.

Nje tjeter alternative eshte maska e argjiles te cilen mund ta gjeni lehtesisht ne farmaci. Aplikojeni ne fytyre dhe mbajeni derisa te thahet, me pas shpelajeni mire.

Photos 10/06/2013

Kujdesi për thonjtë, çfarë duhet të bëjmë kur kemi probleme!



Duart janë shprehje e ekspresivitetit dhe çdo ditë vërehen nga të tjerët: në shkollë, në punë, në tavolinë, por edhe kur flasim… Thonjtë e thyer dhe lëkura e ashpër sigurisht që nuk përbëjnë një pamje të këndshme, dhe për më tepër japin përshtypjen e një personi që nuk kujdeset për veten e tij. Në veçanti, thonjtë shfaqin gjendjen e shëndetit tonë: nëse rriten shumë ngadalë, kanë njolla ose thyhen lehtë, do të thotë se ushqimi që konsumojmë është me mangësi ose se kalojmë një periudhë plot stres.



Nëse thyhen lehtë:


Acetoni që përdorni për heqjen e ngjyrës së manikyrit i dehidraton thonjtë, i hollon dhe dobëson. Duhet që çdo ditë t’i zhytni në uthull për dhjetë minuta dhe ta vazhdoni këtë terapi për dy javë. Një tjetër mënyrë shumë e mirë është të ngrohni pak vaj ulliri dhe t’i mbani gishtat në të 15-30 minuta në ditë. Nëse këto metoda nuk japin rezultat, duhet të pyesni dermatologun tuaj se mund të keni ndonjë problem shëndetësor.


Nëse copëtohen:


Kjo do të thotë se keni mungesë proteine dhe vitamine A, B & D. Zgjidhja është vaji i ullirit i vakët me pak pika limoni. Zhytni çdo ditë gishtat në këtë masë për 15 ditë. Në ushqimin që konsumoni shtoni karotat, domatet, produktet e qumështit, drithërat, bishtajat, vezët, peshkun dhe mishin. Shmangni produktet që dehidratojnë dhe ashpërsojnë thonjtë, duke u ofruar kushtet e duhura dhe ndërkohë duhet të kontrolloni masën e hekurit në organizmin tuaj. Nëse shfaqen njolla të bardha:

Do të thotë se organizmi ka mangësi zinku dhe vitamine B. Por këto njolla mund të shfaqen edhe si shenja dehidratimi të thonjve nëse përdorni heqës manikyri me përqindje të lartë acetoni. Në këtë rast, konsumoni më tepër fruta të thata, peshk dhe spinaq. Nëse e gjithë sipërfaqja e thoit ka ngjyrë jo të zakonshme, mund të jetë tregues anemie ose i një sëmundjeje tjetër, ndaj duhet të vizitoheni te mjeku.


Nëse i hani thonjtë


Është diçka që ndodh te shumë persona dhe aspak e

hijshme për një femër, por edhe mashkull. Për ta ndaluar këtë zakon kërkohet shumë vullnet dhe nëse nuk mjafton, shkoni në farmaci. Atje do të gjeni një lëng të tejdukshëm si manikyr, por me shije të hidhur. Nga momenti që do ta provoni nuk do të dëshironi më të vini thonjtë në gojë.



Kremi hidratant:

Çdo natë bëni masazh me një krem hidratant për duart për t’i mbajtur të buta dhe të shëndetshme. Kremi është mbrojtës i mirë. Produktet kimike për pastrimin e shtëpisë e ashpërsojnë lëkurën. Mbrojini duart dhe thonjtë nga këto produkte duke

përdorur dorashka prej llastiku. Për larjen e duarve zgjidhni sapunë (në formë lëngu) që përmbajnë PH të përafërt me atë të lëkurës (që shkon nga 5-7).





Këshilla për thonjtë, vitaminat që na duhen



Për duar të shëndetshme përpiquni që në ushqimin tuaj të përditshëm të keni produkte të pasura me vitaminë A (karota, spinaq, presh, kunguj, panxhar, vezë) dhe ushqime si bishtaja, drithëra, fruta të thata, prodhime deti etj.





Rregullimi i thonjve:



1. Për të pasur duar të bukura duhet t’i rregulloni një herë në javë. Keni nevojë për: limë, një manikyr pa ngjyrë, forcues me vitamina dhe krem hidratant.



2. Para se të përdorni manikyrin, zhytini duart në ujë të vakët me sapun dhe pasi i keni lënë për 5 minuta i lyeni me pak vaj që zbut pjesët anësore.



3. Më pas, me pincën e posaçme rregulloni pjesët anësore. Shtyjini ato për nga brenda dhe mos i prisni (as t’i kafshoni), pasi mund të infektohen.



4. Me anë të limës caktoni dhe formoni gjatësinë dhe formën e thonjve. Kur t’i limoni bëjeni vetëm në një drejtim. Gjithashtu mund të limoni lehtë edhe pjesën e sipërme të thoit për një rezultat

më të pastër dhe të ndritshëm.



5. Përfundoni me manikyrin e tejdukshëm që është i domosdoshëm për mbrojtjen e thonjve edhe në rastet që nuk përdorni manikyr me ngjyrë. Filloni të

vendosni manikyrin nga mesi i thoit e më pas në pjesët anësore. Ngjyrat e lehta ose të tejdukshme

janë ideale për manikyr të shpejtë dhe nuk janë kurrë jashtë mode.

Photos 10/06/2013

Kujdesi per duart.
Teksa ideojme nje kartevizite i kushtojme shume rendesi detajeve . Ju ka shkuar ndonjehere ndermend se cila pjese e trupit tuaj sherben si kartevizite ne jeten e perditshme? Pergjigjen e gjeni te duart tuaja.
Jane pikerisht ato qe sherbejne si nje lloj kartvizite sepse vihen gjithmone ne dukje. Kjo e ben edhe me te rendesishme kujdesin qe duhet treguar per to si nga ana shendetesore edhe ajo estetike.
Hidratimi eshte nje nga proceset me te rendesishme per duart tona. Per te siguruar lekure sa me te bute duhet te perpiqemi te mos perdorim produkte agresive, por te perdorim dorezat prej gome.
Shume i domosdoshem eshte edhe aplikimi i skrapit dhe maskave hidratuese, njesoje si ne fytyre. Kjo do beje qe lekura e duarve te jete e lemuar dhe e njetrajtshme.
Nje kujdes i madh duhet treguar edhe per thonjte. Lima eshte objekti qe nuk duhet te mungoje asnjehere ne canten tuaj te kozmetikes. Thonje e limuar dhe te rregullt jane jo vetem te bukur, por praktik dhe higjenike.
Per te gjithe personat qe kane thonje te verdhe, tashme mund te rikuperojne ngjyren e deshiruar duke i trajtuar vazhdimishte me leng limoni. Gjithashtu duhet te shmangni manikyrin e erret dhe cigaret. Dhe se fundni nese keni probleme me thyerjen e thonjve keshillohet qe per nje perjudhe kohe t’i lini thonjte tuaj te pushojne, mos t’i lyeni me manikyr dhe mundohuni t’i trajtoni me kremra per forcimin .

Photos 10/06/2013

Flokët rriten afërsisht 1 deri ne 1,5 cm ne muaj .Me poshtë po japim disa këshilla për te përshpejtuar rritjen e tyre dhe për te rritur volumin .

Si fillim për larjen e tyre duhen përdorur shampo forcuese (fortificante )dhe te trajtohen me maska ushqyese për fibrat kapilare te flokëve .Këshillohet prerja e flokëve me rreth 1 cm çdo 3 muaj , aplikimi një here ne jave i vajrave esencial mbas larjes se flokëve me masazh floku për te stimuluar rritjen .Vajrat esencial qe këshillohen për tu përdorur janë : vaj argani,vaji i ricinit ,vaji i bajameve te ëmbla ,vaji i ullirit .
Këshillohet përdorimi i kapsulave me maja birre (lieveto di birra ) te cilat ushqejnë flokun ne brendësi . Maja e birrës është e njohur ne antikitet për vetitë e saj fermentative sepse përmban mikroorganizmin Saccharomices cerevisiae, gjithashtu është mjaft e pasur me proteina ,aminoacide esenciale minerale dhe vitaminat e grupit B ((B1, B2, B6) biotina acidin folik enzimat dhe zinkun .Te gjithë këto element janë ne një forme te asimilueshme shpejt për organizmin .
Nëse doni një rritje me shpejte këshillohet përdorimi dhe i produkteve te cilat kane përmbajte aminoacidesh baze për formimin e kertines si cisteine , metionin ,arginine ne forme ampulash ose kapsulash .

Photos 12/05/2013
Want your business to be the top-listed Beauty Salon in Lipjan?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Website

Address


Lipjan