Optika DULAJ

Optika DULAJ

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Optika DULAJ, Health/Beauty, Papa Gjon Pali, Prizren.

27/07/2026
28/03/2026

Konkurs per infermiere.

26/12/2025

👁️ TRUP I HUAJ NË SY (KORNE)

Skuqja, lotimi dhe dhimbja janë shenja tipike të një trupi të huaj në korne.
❌ Mos e prek syrin me duar
❌ Mos përdor pika pa këshillë mjekësore
✅ Vizita te mjeku i syrit është zgjidhja më e sigurt

⏱️ Trajtimi i hershëm parandalon infeksionin dhe uljen e shikimit.

Për trajtimin e këtyre problemeve kontaktoni në +38344349356

Photos from Optika DULAJ's post 02/10/2025

Të dashur miq, me kënaqësi dua të ndaj me ju që kam filluar punën time në spitalin e Prizrenit si mjek specialist i Oftalmologjisë.

Jam i gëzuar që do të kem mundësinë të kontriboj me njohuritë dhe përvojën time në ruajtjen dhe përmirësimin e shikimit të pacientëve👁️✨

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen gjatë këtij rrugëtimi – ky është vetëm fillimi i një etape të re dhe të rëndësishme.

15/09/2025

👁️ Flashes & Floaters
Nëse shihni drita të papritura (flashes) ose pika/flutura që lëvizin para syve (floaters), mos i neglizhoni!
Ato mund të jenë të padëmshme, por ndonjëherë tregojnë për probleme serioze me retinën.

🔹 Konsultohuni me mjekun oftalmolog për kontrollë të syve.
🔹 Kujdesi i hershëm shpëton shikimin!

25/08/2025

OPTIKA DULAJ 🕶️
📞 +383 44 349 356
📍Rr. Papa Gjon Pali, Prizren

08/08/2025

OPTIKA DULAJ ju ofron shërbime të specializuara në kujdesin e syve, kontrollë oftalmologjike me pajisje të standardeve të larta botërore.
📍Rr. Papa Gjon Pali, Prizren
📞+383 44 349 356

Photos from Optika DULAJ's post 07/08/2025

Ultrazëri i syrit Echo B-Scan, A-Scan + Pahimetri nga brendi me i njohur në tregun botëror Quantel Medical sjell saktësi dhe cilësi për diagnostikë të avancuar oftalmologjike.

Quantel Medical B-Scan përfaqëson standardin më të lartë në imazherinë okulistike me ultratinguj. Ky aparat është projektuar për të ofruar imazhe të qarta, të detajuara dhe me rezolucion të lartë të segmentit të pasëm të syrit.

Përdorimet klinike:
• Vlerësimi i trupit qelqor (vitreus)
• Detektimi i ablacionit të retinës
• Diagnostikimi i tumoreve intraokulare
• Hemorragji vitreale dhe retinopati diabetike
• Vlerësimi i traumave okulare
• Matjen e gjatësisë së syrit dhe përcaktimin e fuqisë së implantit të lentes intraokulare (IOL) që vendoset pas heqjes së kataraktit.
• Pahimetria - trashësia e kornesë

Want your business to be the top-listed Beauty Salon in Prizren?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Category

Website

Address


Papa Gjon Pali
Prizren
20000