Barnatore Delta Pharm
Pharmacy
01/10/2022
02/09/2022
Cistomar forte
01/09/2022
Melatovit Liposomal
08/05/2022
Step into the future..
29/03/2022
Alergjitë stinore ashtu si edhe alergjitë e tjera, zhvillohen kur sitemi imunitar i trupit bëhet i ndjeshëm dhe reagon ndaj substancave që ndodhen në mjedis, të cilat në pjesën më të madhe të popullatës nuk japin probleme. Këto substanca apo alergjenë mund të japin teshtima, kollë dhe kruajtje. Reaksioni alergjik mund të variojë nga një gjendje thjesht e bezdishme deri në një kërcënim për jetën. Disa alergji janë sezonale, ndërsa disa të tjera janë të lidhura me gjendje shëndetësore kronike si sinusiti dhe astma.
Alergjitë respiratore janë ndër format më të përhapura të alegjive në Europë dhe në mbarë botën. Gjithashtu, përhapja e sëmundjeve alergjike po vjen duke u rritur në Europë edhe si rrjedhojë e ndryshimeve klimatike, dhe nuk kufizohet më vetëm në ndërrimin e stinëve apo në mjedise specifike. Alergjia nga polenet karakterizohet nga lotim i syve, teshtima, ndonjëherë kollë dhe astmë me shfaqje sezonale.
Me ndryshimin e stinëve, por sidomos në pranverë kur lulëzojnë bimët, ndodh një fenomen natyral, ku re të padukshme të poleneve ndjekin rrymat e ajrit dhe përhapen në atmosferë në distanca të largëta prej shumë kilometrash nga vendburimi i tyre. Polenet mund të depozitohen nga pak kudo, madje edhe në mukozën e konjuktivës, në hundë dhe në mushkëritë e personave të cilët jetojnë në këto mjedise. Individët të cilët bëhen të ndjeshëm ndaj proteinave alergjike të lëshuara nga polenet, reagojnë me simptoma klinike.
Gjatë periudhës së poleneve evitoni:
Daljet në orët e përqendrimit më të madh të poleneve në atmosferë, duke preferuar më shumë daljet në mëngjes dhe në darkë vonë
Rrugët me trafik dhe mjediset e gjelbëra.
Shëtitjet nëpër lëndina, sidomos nëse ka erë.
Dritaret e hapura kur udhëtoni me makinë.
Aktivitetet në natyrë në orët e drekës, sidomos në ditët me diell dhe me erë.
Gjithashtu:
Merrni frymë me hundë pasi në këtë mënyrë filtrohet ajri që në hyrje, ose mbani një maskë kundër pluhurit.
Lani flokët sa më shpesh pasi polenet që ndodhen në ajër mund të kalojnë në flokë dhe më pas të depozitohen në jastëk gjatë gjumit.
Step into the future…
22/01/2022
MARNYS® Condrohelp është një suplement ushqimor në format kapsule që përmban një përqendrim të lartë të kondroitinës dhe glukozaminës, të cilay ndihmojn në kujdesin, mirëqenien dhe lëvizshmërinë e kyçeve.
MARNYS® Condrohelp është një suplement i shkëlqyer për njerëzit që duan të mbajnë nyjet dhe kocokat e tyre në gjendje të mirë për shkak të problemeve qe lindin me kalimin e viteve.
Përbërësit në MARNYS® Condrohelp Caps ofrojnë vetitë e mëposhtme
-D-glukozamina dhe kondroitina janë komponentë kyç në strukturën e kërcit, dhe gjithashtu janë të përfshirë në prodhimin e substancave të tjera që sigurojnë qëndrueshmëri dhe lubrifikim e tyre.
-D-glucosamine është një amino sheqer i tretshëm në ujë dhe një nga më të bollshmet në trupin e njeriut. Është i pranishëm në sasi të mëdha në kërcet artikular, duke qenë një përbërës i zakonshëm i matricës së kërcit dhe gjithashtu i lëngut sinovial.
-Kondroitina është një glikozaminoglikan natyral i pranishëm në të gjitha qelizat, veçanërisht në kërc, lëkurë, enët e gjakut, ligamentet dhe tendinat, ku është një komponent thelbësor i proteoglikaneve.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Category
Website
Address
Rr. Tahir Sinani
Stimlje
72000
Opening Hours
| Monday | 08:00 - 20:00 |
| Tuesday | 08:00 - 20:00 |
| Wednesday | 08:00 - 20:00 |
| Thursday | 08:00 - 20:00 |
| Friday | 08:00 - 20:00 |
| Saturday | 08:00 - 20:00 |
